Kroacia nis vitin me dridhje të reja të tokës
Qendra Sizmologjike Euromesdhetare ka njoftuar për një sërë dridhjesh të tokës në Kroaci në orët e para të vitit 2021.
Tërmetet u regjistruan në rajonin përreth qytezës Petrinja, e cila ishte epiqendër edhe e tërmeteve të fuqishme të kësaj jave.
Tërmeti më i madh ishte ai i së martës, kur u regjistrua me magnitudë 6.3 shkallës, e që për pasojë vdiqën shtatë persona dhe u shkatërrua numër i madh objektesh e rrugësh.
Gjatë orëve të para të së premtes u regjistruan dy tërmete 3.2 dhe 3.1 sipas shkallës Rihter, bëjnë të ditur mediat kroate.