Kriza Rusi – Ukrainë/ Presidenti Biden takim online me liderët evropianë
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka zhvilluar një takim online me liderët evropian.
Pjesëmarrësit shprehën shqetësimin e tyre rreth situatës Rusi-Ukrainë si dhe riafirmuan mbështetjen e tyre për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.
Në këtë takim online morrën pjesë Kryeministrin kanadez, Justin Trudeau , Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Kancelari gjerman Olaf Scholz , Kryeministri italian Mario Draghi, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg , Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis si dhe Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson.
Në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë bëhet e ditur se ata kanë shprehur dëshirën për një zgjidhje diplomatike të kësaj situate dhe diskutuan për angazhimet e fundit me Rusinë në formate të shumta.
“Udhëheqësit ranë dakord për rëndësinë e përpjekjeve të koordinuara për të penguar agresionin e mëtejshëm rus kundër Ukrainës, duke përfshirë gatishmërinë e tyre për të imponuar pasoja masive dhe kosto të rënda ekonomike ndaj Rusisë nëse ajo zgjedh përshkallëzimin ushtarak dhe për të vazhduar forcimin e pozicionit mbrojtës në krahun lindor të NATO-s. Ata u angazhuan për konsultime të vazhdueshme të ngushta, duke përfshirë punën me NATO-n, BE-në, OSBE-në dhe OKB-në dhe nëpërmjet saj”, thuhet në njoftim.