Kriza energjetike/ Kuvendi nesër mban seancë të jashtëzakonshme për shpalljen e Gjendjes Emergjente
Nesër (e martë), me fillim prej orës 11:00, Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme.
Sipas një dokumenti shihet se në rend të ditës është shqyrtimi dhe miratimi i vendimit të Qeverisë për Masat Emergjente për kufizim të furnizimit me energji.
Për thirrjen e kësaj seance kanë nënshkruar 40 deputetë, të gjithë nga radhët e Vetëvendosjes.