Kritikat nga Trump, Fauci: Gjithmonë thuaja të vërtetën pushtetit, edhe nëse kjo mund t’ju kushtojë me punë
Dr. Anthony Fauci, eksperti kryesor i Shteteve të Bashkuara mbi sëmundjet infektive, i këshilloi njerëzit “të thonë gjithmonë të vërtetën”, edhe nëse ajo është diçka që të tjerët nuk duan ta dëgjojnë ose mund t’ju kushtojë punën.
“Nëse nëse në të vërtetë, dikush dëshiron të gjuajë personin që përçon mesazhin dhe thotë, ‘Nuk më pëlqen ajo që ata po thonë, nuk dua të bisedoj me ta më shumë,’ kështu qoftë. Të paktën ju mbani integritetin tuaj,” tha Fauci , drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive që nga viti 1984 dhe anëtar i task forcës për koronavirusin në Shtëpinë e Bardhë.
Komentet vijnë ndërsa Fauci po gjendet në mes të një lumi kritikash nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
“Njerëzit janë lodhur me koronavirusin, po thonë “varja, na lini rehat”. U ka ardhur në majë të hundës me Faucin dhe idiotët e tjerë. Fauci është njeri i mirë, por ka 500 vjet nëpër këmbë”, mësohet të ketë thënë Trump në një telefonatë me stafin e tij të fushatës.
Në reagimin e tij, Fauci nuk e përmendi kurrë emrin e Trump por nënvizoi se kur je udhëheqës, duhet të kesh disa cilësi të spikatura.
“Një gjë që është shumë e qartë, që kur je një udhëheqës, duhet të jesh para së gjithash shumë konsistent,” tha Fauci në përgjigje të një pyetje në lidhje me lidershipin e tij.