Kritikat ndaj Messit nën fanellën e Argjentinës nuk janë të drejta
Lionel Messi është duke u kritikuar për dështimin e tij për t’i dhënë një titull madhor Argjentinës, por kjo është e padrejtë, thotë Diego Simeone, transmeton FaktePlus
Messi nuk mundi të frymëzonte Argjentinën për sukses në Kupën e Botës së vitit të kaluar, duke u eliminuar në raundin e 16 nga Franca e cila e më pas u shpall Kampione e Botës.
“Unë respektoj gjithçka, gjithkush ka një opinion. Messi ishte afër fitimit të Kupës së Botës më 2014, ai nuk e fitoi atë për fat të keq”, tha Simeone.
“Disa njerëz e kritikojnë atë vazhdimisht, por Messi është i jashtëzakonshëm, sa Ballons d’Or ai ka fituar, sa gola ka bërë ai, sa herë ka arritur t’i japë Barcelonës një mënyrë të caktuar për të luajtur?
“Kritika ndaj Messit nuk është e drejtë, aspak, sidomos në Argjentinë, ata të gjithë e krahasojnë Messin – pse në Barcelonë po arrin rezultate dhe në Argjentinë jo?
“Nuk është e vështirë të dimë pse, është e lehtë, në Barcelonë ka disa lojtarë dhe një ekip që e mbështet atë dhe në Argjentinë nuk ka lojtarë të tillë, transmeton FaktePlus
Argjentina po rindërton ekipin për Copa America nën Lionel Scaloni, i cili zëvendësoi Jorge Sampaoli pas Kupës së Botës, me Messin përsëri në fanellë pas një mungese nëntë muajsh.
“Është shumë e vështirë të flasësh nga perspektiva se nuk jam në atë vend.
“Duke qenë një menaxher i ekipit është një gjë,kurse duke qenë një menaxher kombëtareje është një tjetër gjë./FaktePlus