Krisma pushkësh në Zubin Potok (VIDEO)
Deri sa po vazhdon aksioni i policisë në pjesën veriore, krisma pushkësh thuajse vazhdimisht dëgjohen në Zubin Potok dhe disa fshatra në rrethinë.
Mësohet se në disa fshatra janë tubuar qytetarët serbë dhe kanë bllokuar rrugët, por njësitet policore kanë arritur ta thyejnë barrikadën.
Njësitet policore janë duke bartur me makineritë në drejtim të Mitrovicës të arrestuarit ku në mesin e tyre është e komandanti policor i Zubin Potokut.
Arsyeja pse po ndodh operacioni policor në veri
Policia e Kosovës (PK), në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK), si dhe nën asistimin e njësiteve tjera relevante në zbatim të urdhëresës së Gjykatës Themelore Prishtinë, po realizohet një operacion i cili ka rezultuar me ndalimin e disa zyrtarëve policor dhe disa qytetarëve.
Këtij operacioni policor i ka paraprirë një hetim disa mujor i IPK-së, PK-së i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës, i cili ka rezultuar me dyshimin e bazuar të përfshirjes së disa zyrtarëve policorë dhe të disa qytetarëve në; “Pjesëmarrje ose Organizim i Grupit Kriminal”, në lidhje me veprat tjera penale si; “Kontrabandim me Mallra”, “Keqpërdorim i Pozitës Zyrtare”, “Dhënie e Ryshfetit”, “Tregti e Ndaluar” etj.
Dy policë të plagosur gjatë aksionit
Gjatë aksionit të sotëm në veri të Mitrovicës janë plagosur dy policë të Kosovës. Burime nga Policia tregojnë se njëri polic ka marrë plagë nga plumbi, në pjesën e epërme të trupit, kurse tjetri në këmbë. Ata po kurohen në spitalin e Mitrovicës.
Arrestohet komandanti i policisë në Zubin Potok dhe dhjetëra zyrtarë të tjerë
Gjatë aksionit që po zhvillohet në veri të vendit, sipas burimeve, është arrestuar edhe komandanti i Policisë së Kosovës në Zubin Potok, i cili është i nacionalitetit serb.
Thuhet se janë rreth 30 zyrtarë janë arrestuar të martën nga aksioni i gjerë i Policisë së Kosovës.
Sipas burimeve nga policia në mesin e të arrestuarve ka komandantë policie, policë e doganierë.
Reagimet e liderëve, tregojnë kundër kujt është aksioni në veri
Pas aksionit të Policisë së Kosovës në pjesën veriore, ka reaguar edhe kryeministri i vendit Ramush Haradinaj.
Me këtë rast ai ka thënë se ky aksion po zhvillohet për të parandaluar krimin e organizuar dhe korrupsionin në ketë pjesë të Kosovës.
Haradinaj tha se në mesin të arrestuarve ka policë, doganierë dhe qytetarë të rëndomt.
Haradinaj tutje ka ftuar qytetarët serbë për mbajte të qetësisë.
Pas aksionit në veri, Thaçi mbledh strukturat e sigurisë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në orët e para të mëngjesit ka mbledhur të gjitha strukturat e sigurisë në Kosovë.
Në zyrën e Thaçit janë parë duke hyrë drejtori i AKI-së, Shpend Maxhuni, Drejtori i Policisë dhe udhëheqës të institucioneve të drejtësisë.
200 pjesëtarë të Policisë së Kosovës në aksionin në pjesën veriore
Thuhet se rreth 200 pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë pjesëmarrës në aksionin e zhvilluar në pjesën veriore të Kosovës.