Krijohet grupi punues për përgatitjet për pavarësi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka propozuar në mbledhjen e dytë të qeverisë krijimin e një grupi punues që do të merret me përgatitjet për festën e pavarësisë.
Kurti ka propozuar në krye të këtij grupi zëvendëskryeministrin Haki Abazi.
“Një grup punues për finalizimin e përgatitjeve, besoj që duhet të udhëhiqet nga zv.kryeministri Haki Abazi, nëse nuk keni ndonjë vërejtjeve të jenë edhe ministrja e Kulturës, ai i Mbrojtjes dhe Ministria e Pushtetit Lokal”, ka thënë ai.
Ndërkohë, zëvendëskryeministri Avdullah Hoti ka propozuar që në grup punues të jetë edhe Ministrja e Arsimit.
Ky vendim është votuar në qeveri./FaktePlus