Kreu pagesë në KEDS me 500 monedha nga 2 euro të falsifikuara, Policia nis hetimet
![](https://fakteplus.net/wp-content/uploads/2023/12/Deponohen-ne-nje-banke-ne-Prishtine-251-monedha-false-nga-dy-euro-Insajderi.org_.jpg)
Një zyrtare e KEDS-it në Shtërpcë ka informuar policinë se një klient ka kryer pagesë ku gjatë numërimit kanë dalë 500 monedha nga 2 euro të falsifikuara.
Sipas policisë, monedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.
Kujtojmë se javëve të fundit në treg janë shtuar rastet me monedha të falsifikuara, ku ditë më parë policia i ka sekuestruar mbi 85 mijë euro të falsifikuara.