Krejt Kosova në evropian!
Kosova A – Fituese e Ligës së Kombeve me krejt rezultatet pozitive. Mundësi shumë reale për t’u kualifikuar me anë të grupeve, ku aktualisht ka 8 pikë në vendin e tretë dhe ka shanse mjaft pozitive për kualifikim.
Kosova u21 – E dyta në grup me pikë të barabarta me Austrinë dhe Anglinë, me një lojë më shumë të zhvilluar.
Kosova u17 – Startojnë grupin për kualifikime në mënyrë perfekte – duke ndalur kampionin në fuqi Holandën me rezultatin 1-1 si mysafir.
Kosova A (femrat) – Nga tri ndeshja kanë dy fitore dhe një humbje. Gjashtë pikë dhe gjasa reale për kualifikim. /FaktePlus