Krasniqi tregon a mori PDK-ja ftesën dhe a shkojnë në konsultime tek presidenti Thaçi
Kosova tashmë ka hyrë në javën e dytë prej që ka mbetur pa kryeministër, pasi që nga ky post Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje për shkak të një ftesë që ka marrë nga Gjykata Speciale.
Përkundër njoftimit se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nga fillimi i kësaj jave do të nis konsultimet me partitë, këto të fundit thonë se ende nuk kanë pranuar ftesën.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi ka treguar për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus se në takimin që do të organizohet nga kreu i shtetit do të marrin pjesë.
“Ne do të shkojmë në takim dhe presim që të ftohemi së shpejti”, tha Krasniqi për FaktePlus.
Krasniqi madje ka theksuar se zgjedhjet duhet të shpallen sa më parë.
“Tashmë, është e qartë se çfarë veprimi priten. Zgjedhjet duhet të shpallen sa më parë”, potencoi Krasniqi.
E caktim të datës për zgjedhje të reja kanë kërkuar edhe subjektet tjera politike, disa nga të cilët thonë se në takim tek i pari i vendit shkojnë vetëm për të caktuar datën e zgjedhjeve të parakohshme në vend./FaktePlus