Krasniqi: Thaçi është bazuar në nen të gabuar për t’ju adresuar deputetëve
Njohësi i çështjeve politike, Albert Krasniqi, thotë se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, është bazuar në nen të gabuar, me kërkesën që sot t’u adresohej me një fjalim pas kthimit nga Washingtoni, deputetëve të Kosovës.
“Kërkesa e presidentit që t’i drejtohet Kuvendit lidhur me vizitën në SHBA duke u thirr në nenin 84.30 të Kushtetutës është e gabuar. Ky nen parasheh adresimin vjetor të presidentit para deputetëve, për t’i informuar për fushëveprimtarinë vjetore. Ky fjalim, zakonisht mbahet në fund të vitit. Prandaj, presidenti nuk mund t’i drejtohet Kuvendit vetëm për një aktivitet të tij”, shkruan Krasniqi në Facebook.
Sipas Krasniqi, Thaçi do të duhej të bazohej në nenin 69 pika 4.
“Nëse presidenti e cilëson si të rëndësisë së jashtëzakonshme informimin e deputetëve për vizitën e tij në SHBA, atëherë ai është dashur të thirret në 69.4, ku i njihet e drejta e thirrje së seancave të jashtëzakonshme”, përfundon Krasniqi.