Krasniqi: Të dielën do t’i vijë fundi keqqeverisjes në Prizren me kryetarin e ri, Shaqir Totaj
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Prizren, ku ka thënë se qeverisja e kësaj partie në Kryeqytetin Historik të Kosovës, është një histori e shquar e besimit të ndërsjellë dhe punës së mirë e të përbashkët me qytetarët për zhvillimin e qytetit.
Në një postim në Facebook, Krasniqi është shprehur se të dielën do t’i vijë fundi keqqeverisjes në Prizren.
“Fitorja jonë në Prizren, është fitore e zhvillimit mbi degradimin, fitore e progresit mbi stagnimin, fitore e transparencës mbi korrupsionin e keqpërdorimin. Është fitore e shpresës dhe rikthimit tonë të fuqishëm, që nisë këtu e shtrohet në mbarë Kosovën.”, shkruan Krasniqi.
Lideri i PDK-së thotë se të dielën, të gjithë qytetarët e Prizrenit, do të bashkohen, pa dallim, për numrin e fitores 177, për PDK-në, për Shaqir Totajn kryetar.