Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, sot ka takuar drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Susanne Schütz dhe Ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

Në një postim në Facebook, Krasniqi ka bërë të ditur se në këtë takim u diskutua për nevojën e një perspektive të qartë euroatlantike për Kosovën.

“Gjermania është mbështetëse për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe ne i jemi mirënjohës”, shkruan ai.

Lideri i opozitës Memli Krasniqi kërkon që BE sa më parë ta përmbushë premtimin karshi qytetarëve të Kosovës.

“Kosova beson në vlerat evropiane dhe integrimi në BE është alternativa jonë e vetme. Ne jemi të lumtur dhe krenarë që në rrugën tonë të shtetformimit, zhvillimit dhe integrimit kemi një aleat të rëndësishëm si Gjermania”, tha Krasniqi.