Krasniqi – Osmanit, kryeparlamentare je zgjedh në terr dhe në mënyrë klandestine
Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kritikuar mënyrën e zgjedhjes së Vjosa Osmanit kryetare e Kuvendit.
Krasniqi i ka thënë Osmanit se asaj nuk i bën nder zgjedhja e saj në terr.
“Juve ju ka zvogëlu legjitimiteti. A jeni zgjedh në mënyrë klandestine, kjo ju ka dëmtuar më së shumti si kryekveudare”, tha Krasniqi, shkruan Reporteri.net.
Ai është shprehur se pozita në Kuvend po tenton që të ngufatë debatin në Kuvend dhe sipas tij kjo nuk i ka hije mazhorancës e aq më pak Kuvendit të Kosovës, duke shtuar më tutje se pozita po vazhdon me arrogancë të numrave të shpërfillë Kuvendin.
“Kjo tendencë, me e ngulfatë debatin është tendecë që nuk iu ka hije juve, e këtij Kuvendi edhe ma pak. E keni filluar mbrapshtë dhe duhet të ndryshoni qasje. Ftesa në mënyrë klandestine për mbajtjen e seancës, ju keni pasur dakordim, LVV – LDK – Lista Serbe e minoritetet, por neve na keni ftuar pak minuta para takimit. Ju numrat i keni, arrogance e numrave është sendi më i keq që mund t’i ndodh shumicës parlamentare dhe kjo arrogance do të pamundësoj kohezionin e brendshëm. Ne votuam zgjatjen buxhetore, ju nuk e keni votuar, shkurt 2019. Ju nuk e keni votu, ne i kemi pasur mezi 61 vota dhe atëherë janë rrezikuar pagat. Mos e vështirësoni me vetëdije për shkak të arrogances së numrave. Unë po shpresoj që është gabim teknik, por nëse jeni duke i bërë presion regjisë për me zvogëlu minutazhën është keq”, tha Krasniqi.