Krasniqi: Momentalisht 60 pacientë janë të shtrirë në Klinikën Infektive, 3 në gjendje kritike
Infektologu Valbon Krasniqi ka thënë se momentalisht janë të shtrirë 60 pacientë me koronavirus në Klinikën Infektive.
“Momentalisht janë 60 pacientë me koronavirus të shtrirë Klinikë Infektive”, është shprehur Krasniqi.
Tutje, ai në T7 tha tregoi se nga këta 60 pacientë, 3 prej tyre janë në kujdes intensiv sepse janë në gjendje kritike.
“Nga këta 60 pacientë, 22 raste janë me oksigjenoterapi derisa 3 janë në kujdes intensiv sepse janë në gjendje kritike”, tha Krasniqi.
Gjithashtu, Krasniqi tregoi se 70% e këtyre të infektuarve do ta kalojnë virusin në forma të lehta.
“Rreth 70% do ta kalojnë sëmundjen në forma të lehta”, shtoi Krasniqi.