Krasniqi: Kurti e njihte mirë Gashin, e shkarkoi për kalkulime politike
Anëtari i PSD’së, Frashër Krasniqi, ka thënë se Albin Kurti e kishte marrë Shkëlzen Gashin në kabinetin e tij duke ia ditur mirë qëndrimet politike dhe thotë se sot e shkarkoi vetëm për kalkulime politike.
“Albin Kurti e mori Shkëlzen Gashin duke e njohur mirë dhe duke ia ditur qëndrimet politike. Sot e shkarkoi sepse reagimi publik i doli jashtë kontrollit”, ka thënë Krasniqi, raporton Express.
Ai thotë se Kurti s’ka parime dhe se e ka shkarkuar Gashin vetëm për të përfituar politikisht.
“S’ka parime këtu. Ka vetëm kalkulime të pushtetit”, ka shtuar tutje Frashër Krasniqi.
Kryeministri në detyrë sot ka shkarkuar nga detyra këshilltarin e tij, Shkëlzen Gashi, pas deklarimeve të këtij të fundit rreth vrasjeve të civilëve gjatë luftës së fundit në Kosovë..
Gashi dje ka thënë se disa pjesëtarë të UÇK’së kanë vrarë pjesëtarë të komunitetit serb gjatë luftës së fundit