Krasniqi kërkon mbështetjen e qytetarëve, pa dallim për kandidatët e PDK-së për kryetarë komunash
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve të Prizrenit, Vushtrrisë, Malishevës, Klinës, Drenasit, Kaçanikut, Shtimes dhe Dragashit, për kandidatët e PDK-së për kryetarë komunash.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi është shprehur se të dielen më 14 nëntor, qytetarët pa dallim duhet të bëhen bashkë për të fituar qeverisjet e mira.
Postimi i plotë i Memli Krasniqit:
Më 14 nëntor, na duhet mbështetja e juaj, e tillë si në raundin e parë – kur tejkaluat barrierat partiake dhe votuat kandidatët e PDK-së, për ta fituar qeverisjen e mirë në Prizren, Vushtrri, Malishevë e Klinë, ashtu si në Drenas, Kaçanik, Shtime e Dragash, me kryetarë që punojnë ndershmërisht dhe për të gjithë.
Prandaj, le të bëhemi bashkë të dielën për fitoren e radhës, në numrin 177, për të qeverisur në katër vjetët e ardhshme, bashkë për Kosovën!