Krasniqi iu premton bizneseve ndihmën e Qeverisë në tejkalimin e sfidave nga pandemia
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi ka pritur sot në takime të ndara përfaqësuesit e Klubit të Prodhuesve, Rrjetin e Shitësve me Pakicë dhe kryetaren e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Nora Hasani.
Ministri theksoi se ky takim është njoftues, duke i dëgjuar për së afërmi kërkesat e tyre që i kishin karshi institucioneve të Kosovës.
Krasniqi tha se ditët e ardhshme do të jenë shumë intensive në hartimin e politikave, që do t’i ndihmojnë bizneset në tejkalimin e sfidave që i kanë si shkak i pandemisë.
Ministri po ashtu i siguroi se Qeveria e Kosovës është e interesuar të punojë nga afër me bizneset, prodhuesit vendor dhe odat, për t’i adresuar kërkesat e tyre që i kanë, dhe të gjejnë zgjidhje të qëndrueshme.
Ministri bëri të ditur se mbrojtja e konsumatorit, prodhuesve vendor dhe bizneseve janë prioritete të tij, që bashkë me stafin e MTI-së do të punojnë në tejkalimin e krizës së shkaktuar nga pandemia.
Ndërsa përfaqësuesit e Klubit të Prodhuesve dhe Rrjetit të Shitësve me Pakicë prezantuam kërkesat e tyre që i kishin, duke kërkuar mbështetje institucionale.
Nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, Nora Hasani, shprehu vullnetin për ta ofruar ndihmën e këtij institucioni në tejkalimin e krizës nga pandemia.