KQZ tregon se sa votues kanë dalur deri në orën 11:00
Sot në Republikën e Kosovës po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka publikuar rezultatet e para të daljeve të qytetarëve për të votuar,
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, në konferencën e parë për medie ka njoftuar se deri më tani nga informacionet e terrenit mësohet se në votime kanë dal rreth 9.64 për qind e qytetarëve.
“Duke u mbështetur në njoftimet e 94 për qind të komunave, 174 mijë votues kanë dalur deri në ora 11, do të thotë rreth 9.64 për qind”, njoftoi Daka.
“Në të njëjtën kohë në zgjedhjet e parakohshme në vitin 2017, deroi në ora 11 kishte dalje në zgjedhje 8.45 për qind të votuesve”, tha Daka.
Në linkun më poshtë mund të gjeni në përqindje numrin e votuesve në të gjitha komunat e Prishtinës.