KQZ thotë se kanë arritur mbi pesë mijë fletëvotime nga diaspora
Ahmetaj në mbledhjen e KQZ-së, bëri të ditur se të gjitha fletëvotimet do të ruhen në Ministrinë e Infrastrukturës deri më datën 14 shkurt.
“Kanë arritur mbi pesë mijë fletëvotime nga diaspora, të gjitha do të ruhen në ambientet e Ministrisë së Infrastrukturës deri më datën 14 shkurt, pastaj do të bëhet transferimi i tyre në Qendrën e Numërimit të Rezultateve, ku do të bëhet vlerësimi i tyre”, tha ai.
Votimi nga diaspora ka filluar më 2 shkurt dhe do të zgjasë deri më 12 shkurt.