Kosovë: 174 raste aktive me koronavirus, mbi 133 mijë të vaksinuar
Ministria e Shëndetësisë në raportin e dhënë në orën 15:00 ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 8 raste të reja.
Sipas MSH-së, 9 qytetarë janë shëruar dhe janë dhënë 965 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Numri i të vaksinuarve ka kaluar mbi 133 mijë ndërsa numri i rasteve aktive ka rënë në 174./FaktePlus/
Njoftimi i plotë:
#Bashkëiadalim
20 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 965 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 133.868 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 17.811 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 2.112 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.227.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 174.
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!