Kosovarët tregojnë dashurinë ndaj librave duke shkatërruar minibiblotekat në kryeqytet
Minibiblotekat e ndërtuara nga OJQ ETEA në kryeqytet janë bërë cak i sulmeve.
Në një fotografi të publikuar në një faqe në Facebook, shihet se një biblotekë është demoluar në një lokacion ende të paidentifikuar në Prishtinë.
Dyert e kësaj minibibloteke janë thyer, ndërsa librat që ndodheshin brenda saj shihet se janë grisur dhe janë vjedhur disa nga ta.
Të tilla minibibloteka që u vendosën në kryeqytet, njësoj janë thyer edhe më parë, derisa ato janë vendosur nga organizata me qëllim që qytetarët të marrin libra falas, në mënyrë që t’i lexojnë dhe më pas t’i kthejnë si dhe të shtojnë edhe tituj të rinj librash në to.
Kjo është gjendja aktuale e minibiblotekës: