Kosovarët në Itali presin para marketeve për t’u furnizuar me ushqim
Virusi misterioz “Koronavirus” i shfaqur së pari në Kinë, tani është përhapur në gjithë botën dhe ka ardhur edhe në vendet e Ballkanit.
Madje, raste të shumta janë shënuar edhe në shtetin e Italisë, deri sa numri i viktimave në këtë shtet ka arritur mbi 600, shkruan FaktePlus.
Frika, nga përhapja e tij ka bërë që shumë qytetarë të Kosovës të cilët jetojnë në këtë vend, saktësisht në Romë të shkojnë në markete dhe të furnizohen me gjëra ushqimore.
Por, kësaj here furnizimi po bëhet më ndryshe.
Kjo për shkak që pritjet janë shumë të gjata, pasi që qytetarët nuk po dëshirojnë t’u ekspozohen vendeve të ndryshme.
Kosovarët që jetojnë në Itali kanë dërguar pamje për FaktePlus, ku edhe shihen pritjet e gjata para marketeve./FaktePlus
Julkaissut Aledin Piraj Keskiviikkona 11. maaliskuuta 2020