Kosovarët në Britani të Madhe fillojnë mbledhjen e fondeve për të ndihmuar Kosovën
Kosovari Artan Llabjani i cili jeton dhe vepron në Londër me vetëinciativë ka kërkuar që bashkëatdhetarët që jetojnë në po të njëjtin vënd , t’i dalin në ndihmë familjeve të prekura nga virusi korona në Kosovë.
Kryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqipëtare në Evropë ka kërkuar të mblidhen fonde për këto familje pasi që në të njëjtën situatë gjendet edhe Britania e Madhe.
Por duke parë përhapjen e virusit në Kosovë dhe kushteve të vështira ekonomike që mbizotrojnë ai ka organizuar këtë inciativë që të ndihmojnë në ndalejn e përhapjes së këtij virusi edhe më tutje.
Kjo është kërkesa e plote e Artan Llabjanit
“Deri më tani ne kemi qenë të shqetësuar për veten dhe familjet tona, por tani që virusi ka filluar ë përhapet gjithandej mendoj se secili nga ne kemi shokë dhe familjarë që jetojnë në Kosovë dhe jeni nervoz që tani virusi po shpërndahet në shtëpi.
Ne tani jemi duke e parë që numri i rasteve të konfirmuara në Kosovë është në rritje, dhe ne nuk mund të ju ndihmojmë, por mendojeni e sa të tendosur mund të jenë njerëzit atje.
Mbretëria e Bashkuar një vend që është shumë i zhvilluar në botë dhe ka filluar të ndjejë mungesën e gjërave elementare të cilat mungojnë në raftet e marketeve, mund ta imagjinoni sa rëndë mund të goditet Kosova nga ky virus.
Dhe për këtë arsye ne kemi bërë pjesën tonë, kemi krijuar një fond në të cilin do të ndihmohen familjet tona të dashura në Kosovë.
Kontributi ynë mund të ndihmojë që Kosova të sigurojë ekonominë e vendit dhe t’i jepet një shancë më e mirë që të mos ketë edhe humbje masive të jetëve të njerëzve”, thuhet në kërkesën e Llabjanit.
https://www.justgiving.com/crowdfunding/kosovo-coronavirus?fbclid=IwAR2x4yVKFe5nsKV1YdscT72ERpMwYtqqpL0k2jXRnch44pZ_IWoma6xv5_Y