Kosova U21 në hendboll – kombëtarja e parë që prek Botërorin
Kombëtarja e Kosovës U21 në hendboll ka shkruar historinë duke u bërë kombëtarja e parë e Kosovës që arrin të kualifikohet në një Kampionat Botëror.
”Dardanët” sot fituan ndaj Taipeit Kinez me rezultat 30:26 në finalen e IHF Intercontinental për të siguruar kualifikimin në Botëror.
Kampionati Botëror 2019 do të mbahet në Spanjë në muajin korrik.