Kosova tregoi lojë të madhe, por mposhtet nga Suedia
Kombëtarja e Kosovës është mposhtur me rezultat minimal 1-0 nga Suedia në miqësoren që u luajt në Doha të Katarit
Kosova tregoi paraqitje më të mirë se Suedia, por nuk konkretizoi rastet që kishte dhe kështu u desh në fund të pajtohej me humbjen,.
Në pjesën e parë Kosova ishte dukshëm më e mirë dhe kishte raste me anë të Flamur Kastratit, Fidan Alitit dhe Zymer Bytyqit.
Suedia në këtë takim nuk është se bëri lojë shumë të mirë, por ndëshkoi Kosovën në minutën e 75-të.
Simon Hedlund arriti që ta mposhte Visar Bekajn pas një aksioni mitë të ndërtuar nga ana e suedezëve.
Pas golit të suedezëve Kosova u mundua që të barazonte rezultatin, por që nuk arriti ta bënte një gjë të tillë.
Jetmir Topalli kishte rast të mirë, por goditja e tij përfundoi jashtë portës