Kosova të fokusohet në zhvillim të teknologjisë dhe të energjisë
Fondacioni i Mileniumit të Kosovës, do të ndajë 25 bursa për “Gratë në energji, programi i bursave për studime në fushën e energjisë”.
Drejtor ekzekutiv i Fondacionit të Mileniumit të Kosovës, Petrit Selimi tha se duke marrë për bazë se ka disbalancë mes burrave dhe grave të Kosovës është vendosur të ndahen 25 bursa dhe të mundësohet që gratë e Kosovës të përfshihen në fushën e energjisë.
“Ne në kuadër të programit kemi ndarë bursa për gratë që do të merren me energji”, tha ai sot në televizionin publik të Kosovës.
Sipas tij, Kosova duhet të fokusohet në drejtim që të krijohen kuadro të reja në teknologji e energji.
Selimi bëri me dije se nesër do të hapet konkursi për bursa.