Kosova sot luan me Anglinë, Pacolli thotë se është ditë e madhe
Anglia pret sonte Kosovën në ballafaqimin e tyre në eliminatoret e Euro 2020.
Ndeshja, do të fillojë në orën 20:45, ndërsa për këtë takim ka shkruar edhe ish-zv.kryeministri i Kosovës, njëherit ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.
Pacolli, ka thënë se sot është një ditë e madhe, pasi që Kombëtarja e Kosovës sot luan ndeshjen e saj më të rëndësishme deri më tani, përcjell FaktePlus.
Madje, ai ka shkruar se në rast fitoreje ose barazimi do të kujdeset personalisht për një mirënjohje për djemtë e Kombëtares.
Postimi i tij i plotë:
Mirëmëngjes miq. Sot është një ditë e madhe! Kombëtarja e Kosovës luan ndeshjen e saj më të rëndësishme deri më tani. Besoj të gjithë jemi të emocionuar. Në rast fitoreje ose barazimi, edhe unë personalisht do të kujdesem për një “mirënjohje” djemve tanë. Forca Kosovë! ❤️./FaktePlus/