Kosova në heshtje zgjedhore
Kosova tanimë është në heshtje zgjedhore që ka nisur zyrtarisht në orën 07:00 të mëngjesit, e përfundon të dielën kur do të mbyllen vendvotimet.
Në zgjedhjet e së dielës marrin pjesë 25 subjekte politike, të cilat garojnë për 120 vende në Kuvendin e Kosovës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve, e cila përmban 1 milion e 937 mijë e 868 votues, të cilët kanë mundësi të mund të votojnë në 2 547 vendvotime, ndërsa numri i qendrave të votimit është 895.
Përndryshe, numri i personave që do të votojnë për herë të parë në këto zgjedhje është 111 733.