Kosova në fund të testit TIMSS dhe problemet që patën shkollat në vitit 2020, sonte në AMFITEATËR

Sonte në emisionin Amfiteatër do të mësoni për rezultatet në testit ndërkombëtar TIMSS.
Në cilin vend u rradhit Kosova në testin TIMSS?
Sa janë të kënaqur mësimdhënësit me rezultatet e këtij testi?
Sa të lumtur u shprehën prindërit me rezultatet e fëmijëve të tyre në matematikë dhe shkencë?
Çfarë thotë njohësi i çështjeve arsimore, Dukagjin Pupovci, për këto rezultate?
Çfarë mesazhi ka ai për mësidhmënësit dhe prindërit e këtyre fëmijëve ?
Përveç kësaj në emisionin Amfiteatër sonte do të mund të ndiqni një pasqyrë se si shkoi viti shkollor për vitin 2020.
Si nisi viti shkollor dhe më çfarë vështirësi u përballëm në muajt e pandemisë?
Si vlerësohet mësimin online?
Pse filloi me vonesë viti shkollor në shtator, flasin Dukagjin Pupovci dhe kryetari i Këshillit të Prindërve në nivel të Kosovës, Ymret Reshiti?
Si e kanë pritur prindërit vendimin e përfundimit të vitit shkollor dy javë më herët dhe zgjatjen e pushimit dimëror deri më 18 janar?
Njohësi i çështjeve arsimore e shpjegon në mënyrë shumë interesante mbarimin e vitit shkollor dy javë më herët dhe zgjatjen e pushimit dimëror?
Si është situata me nxënësit në komunën e Kamenicës?
Çfarë thotë Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, për kryetarin e Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastratin?
Si e komentojnë Dukagjin Pupovci dhe Ymret Reshiti gjendjen e arsimit në Kamenicë?
Çfarë na mësoi 2020’ta për shkollat na tregon në detaje eksperti i arsimit Dukagjin Pupovci?
Këto e shumë detaje tjera interesante do t’i mësoni sonte në ora 22:00 në RTK1.