Kosova me reduktime, punëtorët e KEK-ut në eskursion
Ditëve të fundit janë shtuar reduktimet e energjisë elektrike thuajse në gjithë Kosovën. Madje, ka raste kur qytete të ndryshme të vendit kanë mbetur në terr për ditë të tëra.
Gjendjen si zhgënjyese dhe të pa tolerueshme e ka quajtur edhe kryeministri Ramush Haradinaj, i cili përveç që ka ka kërkuar furnizim të rregullt me energji ka paralajmëruar se reduktimet nuk do të tolerohen.
Por, kjo gjendje duket se nuk po u bënë fare përshtypje drejtuesve të Korporatës Energjetike të Kosovës, të cilët po organizojnë eskursione.
Një udhëtim për në Shqipëri është organizuar këto ditë nga KEK-u. Siç është bërë e ditur në njoftimin e shpallur në KRPP vetëm për transportimin e punëtorëve janë shpenzuar 715 euro.
Tenderin “Udhëtim për në Shqipëri – eskurzion për nevoja te punëtorëve në KEK”, e ka fituar kompania “DITA”, derisa në garë kanë qenë dy kompani.
Kontrata mes KEK-ut dhe kompanisë është nënshkruar më 27.11.2018./FaktePlus