Kosova kërkon t’i japë fund ecurisë prej tetë ndeshjeve pa fitore, starton sfida
Ka nisur ndeshja në stadiumin Stožice Sports Park mes Sllovenisë dhe Kosovës.
‘Dardanët’ janë në kërkim të fitores së parë në Grupin 3 të Ligës C.
Kosova vjen në këtë ndeshje pas një ecuria shumë negative, në tetë takimet e fundit miqësore dhe zyrtare ‘Dardanët’ kanë pësuar gjashtë humbje dhe regjistrojnë dy barazime.
Sonte, në sfidën e para fundit në Nations League, Kosovës do t’i mungojnë të pezulluar: Herolind Shala dhe Benjamin Kololli, të lënduar: Bersant Celina, Idriz Voca, Florent Muslija dhe Arbër Zeneli, të kufizuar nga Covid-19: Milot Rashica dhe Leart Paqarada, probleme me dokumente: Betim Fazliji.
Në sulmin e Kosovës do të jetë i padiskutueshmi, Vedat Muriqi, derisa nga minuta e parë prapa tij është hedhur Edon Zhegrova, bashkë me Bernard Berishën dhe Valon Berishën.
Pas katër ndeshjeve në Grupin 3 të Ligës C, Kosova ka marrë vetëm dy pikë, gjendet në vendin e dytë dhe rrezikon rënien në Ligën D.