Kosova ia heq masën reciproke Maqedonisë së Veriut
Endrit Shala, ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, ka thënë se ka suspenduar vendimin për masën reciproke të vendosur ndaj produkteve të Maqedonisë së Veriut që hyjnë në Kosovë.
“Vetëm kur bëhemi bashkë për shtetin tonë mund ta arrijmë qëllimin, mund ta arrijmë respektin e të gjithëve. Pas reflektimit të Maqedonisë së Veriut edhe unë sot kam marr vendim që ta suspendoj vendimin për masa reciproke të para disa javëve në lidhje me produktet e Maqedonisë së Veriut që hyjnë në Kosovë”.
“Ne do të vazhdojmë t’i mbrojmë prodhimet kosovare, vetëm duke rritur prodhimin dhe duke rritur eksportin mund ta zhvillojmë shtetin. Prandaj, duhet të jemi bashkë për shtetin”, ka shkruar Shala në rrjetin social Facebook.