‘Kosova është e vogël por ka vend për të gjithë, pa dallim etnie’
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka takuar pjesëtarët e komunitetit egjiptian nga diaspora, të cilët kanë ndarë përvojat jetësore me të parin e Qeverisë.
Haradinaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar për takimin me këta pjestarë, ku është shprehur se vendi ynë edhe pse i vogël ka hapësirë për të gjithë, shkruan FaktePlus
“Kosova është vend i vogël, por ka hapësirë dhe u jep të drejta të barabarta të gjithëve, pa dallim etnie”, ka shkruar Kryeministri.
Pjesëtarët e komunitetit egjiptian nga diaspora kanë ndarë me Haradinajn përvojat jetësore në vendet ku jetojnë dhe veprojnë. I pari i Qeverisë e ka vlerësuar rolin e tyre si shumë të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të Kosovës.
“Këta qytetarë të ndodhur kudo në diasporë, kanë rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në proceset shtetndërtuese të vendit. Ne do të punojmë që dija dhe kapitali i tyre të jetë në shërbim të atdheut”, ka përfunduar Ramush Haradinaj./FaktePlus