Kosova e mirëpret sonte Andorrën në “Fadil Vokrri”
Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte rikthehet të luajë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kosova do të ballafaqohet me kombëtaren e Andorrës me fillim nga ora 20:45, në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian “Euro2024.
Në ndeshjen e parë të këtij cikli kualifikues, Kosova barazoi në udhëtim ndaj Izraelit me rezultatin 1:1.
Ndërkohë, Andorra humbi nga Rumania në shtëpi me rezultatin 0-2.
Kosova që ka synim kualifikimin në kampionatin evropian, sonte do të luajë vetëm për fitore, që të marrë pikët e para në këtë cikël kualifikues.