Kosova e mban një primat në kualifikimet e Euro 2020
Kosova nuk arriti të kualifikohej në Euro 2020, por “Dardanët” mund të mburren së paku me një primat që e kishin gjatë fazës eliminatore. Verdhekaltrit e kishin në përgjithësi ekipin më të ri në kualifikimet e Evropianit
Përfaqësuesja e Kosovës e bëri një kampanjë të shkëlqyeshme në kualifikimet e Euro 2020 edhe pse nuk arriti të kualifikohej përmes rrugës tradicionale, shkruan Gazeta Express.
Mirëpo, “Dardanët” së paku mund të mburren me faktin se në kualifikimet e para dhe historike të Kampionatit Evropian e mbajtën një primat.
Në fakt, Verdhekaltrit ishin ekipi më i ri i këtyre kualifikimeve duke prirë për nga mosha më e re në 4 ndeshje nga Top 10 ekipet startuese më të reja në fazën eliminatore.
Në ndeshjen me Bullgarinë, mosha mesatare e ekipit të Bernard Challandes ishte 23.7 vjeçare.