Kosova dhe Shqipëria në një grup me Anglinë
Kombëtarja e Kosovës U-21 dhe ajo e Shqipërisë U-21 do të ndeshen kundër Kombëtares së Anglisë U-21 në rundin kualifikues për Kampionatin Evropian për këtë grupmoshë, i cili do të zhvillohet në Hungari dhe Slloveni në vitin 2021.
Shorti për këtë rund u mbajt sot në Nyon të Zvicrës, ku u zgjodhën tetë grupet me nga gjashtë skuadra dhe një grup me pesë skuadra.
Përveç Shqipërisë dhe Anglisë, dardanët do të ndeshen edhe me Austrinë, Turqinë dhe Andorrën.
Fituesit e secilit nga nëntë grupet do të kualifikohen automatikisht për në Kampionatin Evropian. Ndërsa, kombëtaret, të cilat janë radhitur në pozitën e dytë, me rezultatet më të mira kundër kombëtareve në pozitën e parë, tretë, katërt dhe të pestë do të luajnë në play-offs për ta siguruar kualifikimin.
Ndeshjet e rundit kualifikues:
18–20 mars 2019: Ndeshjet e xhiros së parë
3–11 qershor 2019: Ndeshjet e xhiros së dytë
2–10 shtator 2019: Ndeshjet e xhiros së tretë
7–15 tetor 2019: Ndeshjet e xhiros së katërt
11–19 nëntor 2019: Ndeshjet e xhiros së pestë
23–31 mars 2020: Ndeshjet e xhiros së gjashtë
31 gusht–8 shtator 2020: Ndeshjet e xhiros së tetë
5–13 tetor 2020: Ndeshjet e xhiros së nëntë
Play-offs: 9–17 nëntor 2020
Kampionati Evropian U-21: qershor 2021