Kosnett: ShBA veproi për të mbështetur civilët e pambrojtur
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka folur për 20 vjetorin e Bombardimeve të NATO-s. Ai thotë se SHBA’të vepruar për të mbrojtur civilët e pambrojtur
Kosnett ka thënë se NATO ndaloi një katastrofë humanitare që po ndodhte në Kosovë. Po ashtu, Kosnett tha se shpreson që shqiptarët dhe serbët të ndërtojnë paqe së bashku.
“20 vite më parë, ShBA-të dhe aleanca e NATO-s vepruan për të ndalur një katastrofë humanitare që po ndodhte në Kosovë. Shënimi i përvjetorit na nxitë ne që të reflektojmë në vlerën e njeriut, në konflikte dhe në dhimbjen që vazhdojnë ta mbartin edhe sot”, ka thënë Kosnett.
Ai ka shtuar se SHBA’të mbështesin ndërhyrjen e NATO’s dhe përdorimin e forcës si mjet të fundit që t’i japë fund regjimit të Millosheviçit për spastrim etnik, pas dështimit diplomatik për të arritur një zgjidhje paqësore.
“ShBA veproi për të mbështetur civilët e pambrojtur. Ne vepruam që të sjellim paqe, liri dhe stabilitet në rajon. Këto qëllime reflektojnë vlerën e amerikanëve. Ne besojmë që të gjithë njerëzit pa dallim etnie apo religjioni, e meritojnë të jetojnë me dinjitet në liri dhe të sigurt. Ne i kujtojmë dhe ne i vajtojmë, humbjen tragjike të çdo jete të humbur. Dhe ne nuk duhet të jemi të turpshëm që të njohim që traumat psikologjike dhe fizike vazhdojnë të jenë barrë për mijëra viktima dhe anëtarë të familjeve”, është shprehur ambasadori Kosnett.
Ai ka shtuar se inkurajon Qeverinë e Kosovës dhe Serbisë që familjarët e të pagjeturve të kenë akçes të plotë në informata për fatin e tyre.
“Pra sot, përveç reflektimit, unë kërkoj veprime. Unë i inkurajoj qeverinë e Kosovë dhe Serbisë që viktimat dhe familjet e tyre, të të gjitha nacionaliteteve dhe komuniteteve, të kenë akses të plotë në informata për fatin e personave që ende janë të pagjetur. Dhe unë i thërras dy qeveritë që të rrisin përpjekjet për të vendosur drejtësi për viktimat e e luftës. Vetëm duke u përballur me të kaluarën, qytetarët e Kosovës dhe Serbisë mund të ndërtojnë një shoqëri ku të gjitha komunitetet mund të jetojnë së bashku në paqe dhe dinjitet.”, u ka thënë Kosnett.