Kosnett përgëzon Prishtinën dhe Beogradin për bashkëpunimin në kohë pandemie
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben vitia, ka komunikuar me anë të videos me homologun e tij nga Serbia, Zlatibor Lonçar. Kjo video konferencë është organizuar nga qeveria e Italisë. Komunikimi ka patur të bëjë me rritjen e bashkëpunimit mes profesionistëve shëndetësor për mbrojtjen e të gjitha komuniteteve nga virusi Covid-19. Këtë e kanë bërë të ditur ambasadorët e SHBA’së në Kosovë dhe Serbi respektivisht.
“Në këtë kohë pandemie është e rëndësishme që ministrat e shëndetësisë të bashkëpunojnë si fqinjë për të shërbyer dhe mbrojtur të gjitha komunitetet në Kosovë dhe Serbi. Ne përgëzojmë përpjekjet e të gjithë profesionistëve shëndetësorë dhe të tjerë që kanë për detyrë të mbajnë të sigurtë qytetarët e Kosovës dhe të Serbisë. Ndërkohë ne të tjerët duhet të bëjmë pjesën tonë për të mpshutr virusin. Së bashku ne mund ta mposhtim Covid-19’shin’’, thotë ambasadori i SHBA’së në Kosovë, Philipp Kosnett.
“Beogradi dhe Prishtina po punojnë së bashku në mënyrë konkrete dhe praktike që të shpëtojnë jetë gjatë pandemisë. Këtë po e bëjnë duke ndarë pajisjet dhe ekspertizët. Shpresa jonë është që këto masa që rritin besimin do të tregojnë nevojën e bashkëpunimit. Ne shpëtojmë jetë vetëm nëse punojmë së bashku. Falemnderit qeverisë së Italisë për organizimin e video konferencës këtë javë. Nxitja e komunikimit është gjëja më e mençur që duhet bërë dhe kjo do të shpëtojë jetë”, tha ambasadori i SHBA’së në Serbi, Antoni Godfrey.
Ndërkohë bashkëpunimin mes ministrave të shëndetësisë e ka përshëndetur edhe minstria e jashtme e Italisë, shtetit që organizoi këtë videokonferencë.
“Sot Italia ka qenë nikoqire e një video-konference në mes të ministrave të Shëndetësisë të Kosovës dhe Serbisë, Arben Vitia dhe Zlatibor Lončar, që kishte në fokus emergjencën e Covid-19. Të dyja palët shkëmbyen pikëpamjet e tyre për situatën në terren dhe diskutuan për hapat që do të ndërmarrin për pandeminë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Italisë