Kosnett për rastin “Pronto”: Roli i shoqërisë civile, për t’u admiruar
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka lavdëruar punën e Grupit për Studime Juridike e Politike në Kosovë, për monitorimin që po i bën sistemit të drejtësisë në Kosovë.
Kosnett ka shkruar në Twitter se ky është një shembull i përsosur për rolin që luan shoqëria civile për të bërë presion që zyrtarët dhe institucionet përgjegjëse të jenë të më të përgjegjshme.
Ambasadori i SHBA-së ka marrë shembull raportimin e GLPS-së për mënyrën se si është trajtuar rasti “Pronto”, i cili u cilësua si dështim i sistemit të drejtësisë në Kosovë.
“Më vjen mirë të shoh GLPS Kosova që po monitoron sistemin juridik. Shembull i përsosur i rolit që luan shoqëria civile për të bërë presion që zyrtarët e zgjedhur dhe institucionet të jenë më të përgjegjshëm”, shkruan Kosnett./FaktePlus
Good to see @GLPSKosovo’s monitoring of the judicial system. Perfect example of the role civil society plays in pressing for accountability of elected officials and institutions. https://t.co/80f8f6ONcW pic.twitter.com/cqb5VbSHd1
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) January 10, 2020