Kosnett: Konfiskimi i 1 milion eurove pasuri, hap i madh i drejtësisë kosovare
Ambasadori amerikan, Philip Kosnett ka vlerësuar pozitivisht vendimin e Gjykatës së Apelit për sekuestrimin e rreth 1 milion eurove pasuri të paligjshme.
Ambasadori Kosnett ka shkruar në Twitter se vendimi i Gjykatës për konfiskimin e pasurisë së paligjshme është një hap i madh i drejtësisë, dhe angazhim të tillë duhet të ketë nga të gjitha institucionet në Kosovë.
“Drejtësia në Kosovë ka bërë një hap të madh me vendimin e Gjykatës për të konfiskuar afër një million euro përmes pastrimit të parave. Një porosi e qartë që askush nuk duhet të gëzojë pasuri të paligjshme. Qytetarët meritojnë të shohin angazhim të njëjtë për drejtësi nga të gjitha institucionet e Kosovës në të gjitha rastet”, ka shkruar ambassadori amerikan./FaktePlus
Justice in Kosovo took a big step with Court decision to confiscate nearly a million Euros gotten through money laundering- a clear message no one will be allowed to enjoy illegal wealth. Citizens deserve to see same commitment to justice by all #Kosovo institutions in all cases. pic.twitter.com/shJsGOPxtm
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) February 7, 2020