Koronavirusi: Vazhdon dezinfektimi i hapësirave publike në Drenas
Në vazhdën e marrjes së masave parandaluese të përhapjes së virusit COVID-19, në Komunën e Drenasit ka vazhduar dezinfektimi i hapësirave publike.
Dezinfektimi është bërë në objektin e administratës komunale, në Qendrën për Punë Sociale, derisa ka vazhduar edhe pastrimi i rrugëve në Drenas, bën të ditur Komuna, nëpërmjet një njoftimi.
Dezinfektimi do të vazhdojë edhe në objekte të tjera publike ditëve në vazhdim.
“Komuna e Drenasit, ka marr me kohë të gjitha masat e nevojshme preventive për parandalimin e përhapjes së këtij virusi, duke respektuar vendimet e Qeverisë dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike”, thekson komunikata.
Në Drenas deri më tani nuk është lajmëruar ndonjë rast me këtë virus.