Koronavirusi preku edhe Lipjanin, ky është reagimi i kryetarit Imri Ahmeti
Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka thënë se pavarësisht masave që kanë marr, ka qenë e pritshme që edhe kjo komunë të preket nga koronavirusi.
Ky është postimi tij i plotë:
Të dashur qytetarë,
Fatkeqësisht në këtë situat të emergjencës së shëndetit publik as Lipjani nuk mbeti imun nga COVID-19, pavarësisht masave që kemi marr është pritur që edhe komuna jonë të preket nga kjo pandemi.
Sapo u informuam që në Janjevë kemi një rast pozitiv me coronavirus.
Ne do të vazhdojmë të angazhohemi pa panik të gjithë bashkë të menagjojmë këtë situatë.
Ajo çka na duhet tani është qetësia dhe mos të bëjmë panik të pa nevojshme dhe të përcjellim masat preventive që ka marr Institutit Kombëtar i Shëndetësisë publike,
Komuna e Lipjanit dhe QKMF-Lipjan.
Rastit të paraqitur i dëshiroj shërim të shpejt dhe gjithë familjarëve dhe atyre që janë shoqëruar me të, ju lutem të qëndroni në izolim në shtëpi.
Së bashku do të kalojmë këtë sfidë!/FaktePlus