Koronavirusi në shifra në të gjithë botën
Më shumë se 209 500 raste infektimi dhe 8 784 të vdekur u regjistruan sot në 150 vende dhe territore të botës, që nga fillimi i epidemisë.
Që nga vlerësimi i bërë një ditë më parë në orën 17:00, janë regjistruar 948 vdekje të reja dhe 18 313 raste infektimi në mbarë botën.
Vendet që kanë njoftuar më shumë për raste të reja vdekjeje në 24-orëshin e fundit janë Italia me 475 vdekje, Spanja me 107 dhe Irani me 147.
Kina (përjashtuar territoret e Hong Kongut dhe Makaos) regjistroi gjithsej 80 894 raste, përfshirë 3 237 vdekje dhe 69 601 të shëruar. 13 raste infektimi dhe 11 vdekje u njoftuan midis të martës dhe të mërkurës.
Në pjesën tjetër të botës, sot u regjistruan gjithsej 128 609 raste infektimi (18 300 të reja), përfshirë 5 547 vdekje (937 të reja).
Që nga dita e djeshme, San Marini Turqia, Bangladeshi, Moldavia, Kuba, Burkina Faso, Sllovenia kanë njoftuar vdekjet e para nga COVID-19. Kirgiztani, Mali i Zi, Xhibuti, Gambia, njoftuan rastet e para të infektimit.
Azia – 93 955 raste (3 384 viktima).
Europa – 86 094 raste (4 112 viktima).
Lindja e Mesme – 19 210 raste (1 152 viktima).
SHBA dhe Kanadaja – 7 748 raste (104 viktima).
Amerika Latine dhe Karaibet – 1 324 raste (10 viktima).
Oqeania 576 raste (6 viktima).
Afrika – 596 raste (16viktima).