Koronavirusi në Kosovë, reagon Kadri Veseli
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka reaguar pas konfirmimit të dy rasteve me koronavirus në Kosovë.
Ai tha se këto raste duhet të shtojën kujdesin por jo panikun.
“Kosova ka mjekë të mrekullueshëm dhe ne u besojmë atyre”.
“Lus të gjithë qytetarët që të përcjellin dhe respektojnë udhëzimet e profesionistëve shëndetsorë se si ta mbrojmë veten dhe njëri-tjetrin”, ka thënë Veseli./FaktePlus