Koronavirusi në Kosovë, BQK thërret konferncë për media
Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se do të mbajë konferencë për media të premtën më datën 3 prill.
Kjo konferencë vjen pas situatës me koronavirus në Kosovë.
“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka nderin t’ju ftojë të merrni pjesë në konferencën për shtyp për zhvillimet në sektorin financiar pas paraqitjes së Pandemisë Covid 19. Konferenca do të mbahet të premten më 3 prill, me fillim në orën 11:00 në BQK”, thuhet në njoftimin e BQK-së.
Tutje, Banka Qendrore e Republikës se Kosovës ka njoftuar se në vazhdimësi po dezinfekton ndërtesën dhe paratë e gatshme.
Ky proces po ndodh, në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes dhe mbrojtjes nga pandemia.
“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka marrë të gjitha masat e duhura konform vendimeve dhe udhëzimeve të organeve kompetente”.
Deri më tani në Kosovë janë regjistruar 94 raste me koronavirus, një pacient ka vdekur dhe një është shëruar.
Ndryshe OBSH ka njoftuar se virusi mund të mbijetoj në sipërfaqe të ndryshme pa përjashtuar kartëmonedhatt.
Ndryshe në Kosovë janë shënuar 112 raste me koronavirus, 1 i vdekur dhe 6 persona të shëruar./FaktePlus