Koronavirusi, mbyllen shkollat dhe universitetet në Spanjë
Në Mongoli është konfirmuar rasti i parë me coronavirus – bëhet fjalë për një shtetas francez i cili punon dhe vepron në këtë vend. 57-vjeçari që kishte udhëtuar nga Mongolia në Francë.
Kurse edhe në Panama është konfirmuar rasti i parë me virusin vdekjeprurës, ka bërë të ditur presidenti i vendit, Lorentino Kirtiso.
“Mund të konfirmojmë rastin e parë me COVID-19 në vendin e tonë. Do të rrisim masat e higjienës dhe u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të përcjellin instruksionet e ministrisë së Shëndetësisë”, ka shkruar kryeministri i Panamasë në Twitter.
Në anën tjetër ministri francez i Kulturës, Frank Rister, 46-vjeç, është prekur nga coronavirusi, por thotë se ndihet mirë. Rister që së fundmi kishte vizituar parlamentin francez, ka zbuluar se atje kishte pasur kontakte me tre persona të infektuar, me c ‘rast është detyruar t’i bëjë testet që në fund rezultuan të jenë pozitive.
E Spanja ka mbyllur shkollat dhe universitetet në rajonin e Madridit ku është bërë e ditur se nuk do të punojnë për dy javë – dhe po cilësohet si preventivë në luftën kundër përhapjes së coronavirusit.
Për këtë arsye mbi 1.2 milionë nxënës dhe studentë do të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre, e masa të njëjta kanë ndërmarrë edhe autoritet e rajonit Bask.
Presidenti portugez Marcelo Rebelo de Sousa, 71-vjeç i është drejtuar gazetarëve në tarracën e katit të parë të shtëpisë së tij, duke porositur se do të qëndrojë në vetëizolim për dy javët e ardhshme, edhe pse testet e bëra kanë rezultuar se ai është negativ – që do të thotë se nuk është prekur nga coronavirusi.
E tërë Italia nga sot është një “zonë e kuqe” për shkak të përhapjes së coronavirusit. Kryeministri italian Guiseppe Konte, ka deklaruar mbrëmë se masat e vëna në veri të Italisë për shkak të virusit do të zgjerohen nga sot në tërë Italinë, transmeton telegrafi.
Pesë anëtarë të Parlamentit francez janë prekur me coronavirus si dhe punonjësi i kafiterisë së Parlamentit, kurse besohet se ky numër mund të jetë më i madh.
Numri i të infektuar me coronavirus është rritur për dy, kështu Sllovenia tani numëron 25 persona të prekur. E pesë anëtarë të Kongresit amerikane prej sot janë futur në vetëizolim, e në mesin e tyre janë dy Republikanë që kanë qenë në kontakt me presidentin Donald Trump.
Marketet nëpër Britani të Madhe kanë kufizuar qytetarët sa i përket blerjes së numrit të artikujve ushqimorë – kjo për faktin se ka mjaftueshëm dhe me këtë veprim nuk ka nevojë të krijohet panikë./FaktePlus