Koronavirusi mbërrin edhe në Gjermani, shënohet rasti i parë
Gjermania e ka identifikuar rastin e parë të infektimit me koronavirus, duke i shtuar shqetësimet për përhapjen e tij në Evropë.
Ministria Rajonale e Shëndetësisë në Bavari njoftoi në orët e vona të së hënës se pacienti është një burrë nga qyteza Starnberg, e cila shtrihet rreth 30 kilometra në jugperëndim të Mynihut.
Zyrtarët thanë se pacienti ndodhet në gjendje të mirë, është izoluar dhe po vëzhgohet nga mjekët. Ministria nuk dha informata të tjera për burrin e infektuar, përfshirë gjininë apo përkatësinë etnike.
“Njerëzit që kanë qenë në kontakt me të janë informuar për simptomat e mundshme, masat higjienike dhe kanalet e transmisionit”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.
Raste të këtij virusi tashmë janë regjistruar edhe në shumë shtete të tjera, përfshirë Japoninë, Francën, Australinë dhe Shtetet e Bashkuara, shkruan “Reuters”.
Ministri gjerman i shëndetësisë, Jens Spahn, tha se nuk është i befasuar që virusi ka arritur në Gjermani, duke shtuar se rreziku mbetet i ulët./FaktePlus