Koronavirusi, ky është apeli i një mjeku
Një mjek në Zvicër ka bërë një aple për të gjithë qytetarët e botës pa përjashtim, pasi pothuajse i tërë globi është prekur tashmë nga pandemia e koronavirusit.
Ai ka thënë se dëshiron të iu shpjegon të gjithëve pasi që sipas tij ka shumë njerëz të cilët nuk e kanë kuptuar ende se cka është koronavirusi.
Postimi i plotë:
Ju drejtohem të gjithë juve të dashur,
Unë ushtroj profesionin e mjekes në Bazel të Zvicrës. Arsyeja se pse ju drejtohem me këtë video është se ende shumë nga ju nuk e kanë kuptuar situatën në të cilën gjendemi tani, si në Zvicër, Evropë dhe mbarë Botën. Ende shumë njerëz nuk e kanë kuptuar se çfarë është Coronavirusi.
Për këtë arsye do të mundohem të ju sqaroj edhe numerikisht se për çfarë bëhet fjalë, dhe se sa kemi kapacitet dhe mundësi për të përballuar një krizë të tillë në spitalet tona.
Covid-19 nuk është një grip i zakontë, ne jemi shumë të papërgatitur dhe po thuajse asnjëri nga ne nuk kemi fare imunitet për ta luftuar këtë lloj virusi.
- Epidemiologët llogarisin se 40 deri në 70% të të rriturve do të preken nga ky virus. Çka do të thotë për Zvicrën? Ne kemi 8 000 000 banorë dhe llogarisim mesataren prej 50% sepse është më lehtë për tu llogaritur, pra ne kemi 4 000 000 banorë në Zvicër që do të preken nga ky virus.
- Sipas të dhënave të marra nga Kina dhe Italia, diku 20% e të infektuarve do të preken rendë nga ky virus dhe do jenë të detyruar të shtrihen në spital.
- 4 000 000 * 20% = 800 000 pacient
- Nga 800 000 pacient llogarisim diku ¼ ( 200 000 ) që do të kenë nevojë për makina intensive për frymëmarrje, pra që do të kenë nevojë të shtrihen në repart intensiv.
- Në Zvicër posedojmë diku rreth 800 deri 1 200 makina intensive për frymëmarrje. Për të llogaritur më lehtë marrim prapë mesataren prej 1 000 makinave intensive për frymëmarrje.
- Tani kemi 200 000 pacient që do të kenë nevojë për mbështetje ndërsa në anën tjetër ne posedojmë vetëm 1 000 makina për frymëmarrje. Nga numri prej 200 000 pacientëve, llogarisim rreth 5 % të rasteve të rënda që medoemos do të kenë nevojë për makina intensive të frymëmarrjes, që do të thotë 10 000 pacient do të kenë nevojë për makina, ndërsa ne posedojmë vetëm 1 000.
- Pra ne këtu në Zvicër nuk guxojmë assesi të kalojmë shifrën prej 20 000 të infektuarve që do të kenë nevojë për tu shtruar në repartin intensiv, sepse siç thamë më lartë 5% ( 1 000) nga këta pacient do të jenë të varur nga makinat intensive. Aq është edhe kapaciteti ynë.
- Ne tani kemi diku mbi 3 000 të infektuar. Aktualisht intensiteti i të infektuarve të ri është diku 100% për secilën ditë të tretë, pra kemi një rritje eksponenciale që do të thotë se në 3 ditët e ardhshme kemi 6 000 pacient si dhe pas 3 ditëve (gjithsej 6 ditë) tjera do të kemi 12 000 pacient, pastaj pas 3 ditëve tjera (gjithsej 9 ditë) do të kemi 24 000 pacient. Kjo do të thotë se pas 9 ditëve ne kemi arritur maksimumin e mundur për të përballuar një fluks të tillë, pasi që posedojmë vetëm 1 000 makina intensive për frymëmarrje.
- Për momentin nuk janë apo nuk ndihen të sëmurë ata të cilët janë të infektuar, pasi që virusit i duhen 14 ditë për të lulëzuar në organizmin tonë. Pra para 14 ditëve asnjëri nga këta nuk e ka ditur se është i infektuar, nga këta 3 000 pacient të rinj. Kjo donë të thotë se në 14 ditët e ardhshme dihet se kush është infektuar sot!
- Pra pas 14 ditëve ne kemi arritur limitin tonë, dhe jemi të gjithë në dijeni se nuk janë të mjaftueshme makinat intensive për frymëmarrje, si dhe nuk do të ketë në dispozicion për secilin që ka nevojë. Pra ne në Zvicër që tani kemi arritur limitin, nga tani askush nuk guxon të infektohet.
- Nga tash të gjithë ju duhet të bëni maksimumin për t`u vetëizoluar dhe t`i shmangeni çdo kontakti të mundur e të panevojshëm.
- Apelojmë te të gjithë ju që t`i merrni shumë seriozisht këto rekomandime. Nuk jeni në shtëpi të liruar nga puna apo shkolla për të bërë piknik, apo për tu takuar me miq në parqe të qytetit por vetëm me një qëllim: për të kursyer jetën tuaj, të afërmve tuaj dhe rrethit në përgjithësi.
- Mos mendoni se ne ( personeli mjekësor ) në spitale kemi qenë duke pritur vetëm pacientët e infektuar nga ky virus, ne kemi plotë pacient të tjerë që kanë sëmundje shumë të rënda. Kemi fëmijë që për shkak se ju nuk keni pasur përgjegjshmëri të rrini në shtëpi të vetëizoloheni, keni takuar miq e shokë dhe jeni i infektuar, ne duhet ata fëmijë t`i zmbrapsim duke i dërguar në shtëpi vetëm e vetëm të ju shpëtojmë juve duke rrezikuar jetën e fëmijëve që kanë nevojë poashtu shumë të madhe për shembull për “kimoterapi” etj.
- Nëse silleni si të pandërgjegjshëm, ju jeni vrasës, keni duar të përgjakura nëse për shkaqe tuajin vdes ndonjëri nga fëmijët apo pacientet tjerë, që nuk janë aspak fajtor që janë te sëmurë, ndërsa ju keni sfiduar veten duke mos pas durim të rrini i vetëizoluar, ju keni vetëm një emër: vrasës.
- Që tani ne mjekët, infermieret jemi të detyruar të bëjmë seleksionimin e pacientëve, sepse nuk kemi makina intensive për frymëmarrje të mjaftueshme.
- Pyeteni veten: a do të ishit me dëshirë njëri nga ata që do të vendoste se cilit pacient të ia lëmë makinën intensive të frymëmarrjes në dispozicion e cilit ti them jo, për juve s’kemi, ju nuk keni vende, ju duhet të ktheheni në shtëpi edhe pse e dimë dhe jemi më se të sigurtë se pas pak orëve apo ditëve ju do të vdisni.
- Kujdes, bëhuni të ndërgjegjshëm, thuaj të gjithave JO, STOP, ku mundeni dhe ku keni mundësinë. Ne mjekët, infermieret, etj. nuk kemi zgjidhje tjetër, ne duhet, duam dhe kemi obligim moral e profesional të jemi për ju në gjendje gatishmërie 24 orë.
- Mbylluni në shtëpi
- Zoti ju bekoftë!
një dr.med. nga Bazeli
Be Kim
Bazel – Zvicër
21.03.2020/FaktePlus