Koret raciste të tifozëve të Lazios, UEFA e dënon klubin
UEFA ka vendosur që një pjesë e stadiumit “Olimpico” ku i luan ndeshjet Lazio e Romës, të mbyllet në ndeshjen që ata e luajnë ndaj kampionëve të Skocisë, Celticut.
Kjo për shkak të koreve raciste që tifozët e klubit italian i kishin bërë në fitoren 2-1 ndaj Rennes, më 3 tetor.
Po ashtu UEFA i ka kërkuar Lazios ta shfaqë pankartën “EqualGame” dhe logon e UEFA-s në pjesën e mbyllur të stadiumit.
Ndeshja do të luhet më 7 nëntor./FaktePlus